Sport

Lojtari i Milanit në ‘ethe’ para ndeshjes së nesërme (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 09 September 2017

Lucas Bigli do të rikthehet në stadiumin “Olimpico” por jo për tifozët e Lazios. Në prag të sfidës kundër bardhekaltërve, mesfushori i Milanit e pranon se tifozët nuk do t’i rezervojnë një pritje të ngrohtë në Romë por ai shton se do të jetë përherë i lidhur me Lazion.

“Jam shumë i lumtur që do të rikthehem në Romë pasi do të takoj ish shokët e skuadrës me të cilët kam marrëdhënie të shkëlqyera. Me Piolin dhe Inzaghin nxorra në pah aftësitë e mija. Lazio është një skuadër shumë e fortë dhe këtë e pamë në Superkupë. Është nujë skuadër që punon mirë në grup dhe me lojtarë shumë cilësorë. Leiva pasardhësi im? Ai është një lojtar i madh por nuk do të jetë një duel mes meje dhe tij sepse në fushë do të zbresin Milani dhe Lazio”.

-Advertisement-

Në vijim, argjentinasi flet edhe për objektivin e Milanit, duke mos preferuar të bëjë parashikime të parakohshme.

“Ky është një MIlan me shumë cilësi por duhet të punojmë shumë për të bashkuar të gjitha pjesët. Nuk mund të flitet për titull pas dy javëve të para por objektivi jonë me realist është kualifikimi në Champions League. Juventus mbetet ende skuadra më e fortë e Serie A”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera