Lajme

Tahiri “i braktikur” nga Rama në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 09 September 2017

Edhe pse ishte ndër emrat përfolur, Saimir Tahiri nuk u përshi nga Rama në qeverinë tij të re. Në kabinetin e kaluar Tahiri ishte ndër ministrat më të sulmuar, derisa erdhi shkarkimi i tij pak muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Fillimi i sesionit të ri parlamentar e ka gjetur Tahirin funksion të lartë në qeveri, duke mbetur thjeshtë kryetar i PS-së për kryeqytetin. Ai është futur me vonësë dhe i vetëm në hyrje të Kuvendit, ndërkohë që është ulur në fund të sallës po i vetëm dhe siç duket nga fotoja, i zhytur në mendime.

Ndonëse kur ishte ministër, edhe pse shumë i anatemuar, Tahiri ishte ministri më i vlerësuar nga Rama, por pas goditjes që kryeministri i dha duke e shkarkuar, Tahiri tashmë është shndërruar në një deputet mësë të zakonshëm. Kështu Rama duket se e ka “braktisur” atë që dikur mbështetse me forcë dhe e cilësonte, së bashku me Veliajn, sit ë përkëdhëlurin e tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera