Sport

Uragani “Irma”, modelet e teprojnë këtë herë

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 09 September 2017

Tre modele Kara Del Toro, Lana Alexandra dhe Dana Hamm e kanë tepruar këtë herë në “Instagram”, ku ndiqen nga mijëra persona.

Ato kanë dashur të solidarizohen me personat e prekur nga uragani “Irma”, por bashkëngjitur shkrimit kanë postuar foto me bikini, nga ishujt e prekur dhe kjo gjë ishte e tepërt për një numër të madh nga ndjekësit e tyre.

Kara Del Toro, modelja 25-vjeçare, e cila ka më shumë se gjysmë milionë ndjekës në “Instagram”, postoi një foto me bikini, ndërsa solidarizohej me personat e prekur nga uragani. Fotoja mendohet se është realizuar më herët gjatë kësaj vere në plazhet e mrekullueshme të Karaibeve, të cilat u goditën nga uragani të premten dhe reagimet ishim të shumta ndaj modeles. E njëjta gjë ndodhi edhe me dy modelet e tjera Lana Alexandra dhe Dana Hamm.

-Advertisement-

Deri tani, uragani “Irma” i ka marrë jetën të paktën 18 personave, ndërsa dëmi që ka lënë pas mund të kushtojë miliarda euro.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy