Sport

Mourinho ‘shokon’ Manchester United me deklaratën e fundit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 06 September 2017

Jose Mourinho ka gjasa që pas përfundimit të marrëveshjes me Manchester United,të mos e vazhdojë më në klubin nga Old Trafford, transmeton ORAinfo.

Këtë deklaratë e ka bërë ai vetë, duke treguar së është i gatshëm që punën e tij  ta shfaqë edhe në ndonjë skuadër tjetër.

“Unë nuk kam një problem për të arritur në fund të kontratës sime dhe të jem i lirë të vendos se çfarë dua të bëj dhe klubi është i  lirë të vendosë se çfarë duan të bëjnë me mua.

-Advertisement-

Në të kaluarën kam kërkuar gjithmonë punë në vende të ndryshme. Kur erdha te Chelsea në vitin 2004 nuk kam menduar kurrë të qëndroj për 20 vjet. Asnjëherë.

Kur shkova në Itali, gjithmonë kisha parasysh se duhej të shkoj në Spanjë. Nëse në këtë çast tani më pyetni se mund të shkoj në Francë ose në Gjermani, unë them: ‘Pse jo? Pse jo?”, ka thënë ai, duke i dëshpëruar kështu fansat e United./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera