Sport

Presidenti i La Liges me akuza të renda ndaj PSG-së dhe Man City

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 06 September 2017

Presidenti i La Ligës spanjolle, Javier Tebas, i ka akuzuar Paris St-Germain dhe Manchester City për doping financiar.

Duke folur në konferencën “Soccerex” në Mançester, Tebas ka theksuar këtu dy klube kanë shpenzuar para jashtë futbollit duke bërë thirrje që të ndërmerren veprime ndaj tyre, transmeton Express.

“I kemi zënë në flagrancë. Nuk mund ta pranojmë këtë. Pastaj kalimi i Neymar te PSG”, ka thënë Tebas.

-Advertisement-

Shefi i ligës kryesore të futbollit spanjoll, ka shtuar: “Nuk është puna vetëm te PSG, por edhe Manchester City. Kemi nevojë për më shumë të hyra nga TV, përndryshe Manchester City me gjithë naftën e tij do t’i blejë të gjithë lojtarët”.

UEFA është duke e hetuar kalimin e Neymar te PSG për të parë nëse klubi francez i ka shkelur rregullat e Fair Paly financiar, por nuk është duke e hetuar Manchester Cityin përkundër faktit se La Liga ka bërë thirrje për një gjë të tillë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera