Së shpejti prezantohen dy versione të reja të Volkswagen Amarok
Autori: Gazeta inFokus
09:40 | 06 September 2017
Kompania Volkswagen Commercial Vehicles njofton se panairin e veturave në Frankfurt do ta shfrytëzojë për të prezantuar para publikut të gjerë dy versione të reja të modelit Pick-up – Amarok.

Versioni më i veçantë është koncepti Amarok Aventura Exclusive, falë ngjyrës metalike e verdhë Tumeric, detajeve nga kromi dhe rrotave nga alumini me diametër prej 19-inç, transmeton Koha.net.

Koncepti Amarok Aventura Exclusive karakterizohet me dritat e përparme Bi-Xenon, bagazhin e hapur me hapësirë të madhe, ulëset prej lëkurë ngjyrë të zezë në kontrast me qepjet ngjyrë të verdhë, timonin prej lëkure, sistemin Infotainment me navigacionin GPS, etj.

Nën kofano gjendet motori dizel 3.0-litër TDI V6 me kapacitet prej 190 kW/258 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me tetë shpejtësi si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.
Në anën tjetër, versioni Amarok Dark Label vjen me eksterier me ngjyrë gri mat Indium dhe pasqyrat dhe kapakun e bagazhit me ngjyrë të zezë mat, si dhe me rrotat 18-inç nga alumini dhe maskën e re të përparme.

Përmenden edhe tepihët e veçantë me logon Dark Label, ndërsa sa i përket gamës së motorëve te Amarok Dark Label, përcjell Koha.net, në dispozicion është motori TDI me 120 kW/163 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi, si dhe motori TDI me 150 kW/204 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi ose automatik me tetë shpejtësi.
Koncepti Amarok Dark Label në tregun Gjerman do të jetë në dispozicion nga kjo vjeshtë dhe çmimi i tij do të jetë 33.714 euro.

T� tjera
-
“Çka flet ti e shtrembëron“, përplasje mes Hotit e Muratit për projektbuxhetin e vitit 2027
Gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit ...
-
Kurti takon deputetët francezë, diskuton për thellimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një takim në ...
-
“Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet instit...
-
Nga 23 nëntori, transferet bankare në Kosovë do të kryhen brenda sekondash
Qytetarët dhe bizneset në Kosovë do të mund të realizojnë transfere bankare b...
-
Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga M...
-
Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret që qeveria e re në Serbi ta njohë p...
-
Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat se e ka ulur pabarazinë në paga
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklarat...
-
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi
Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar nën dyshimin p...
-
Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”
Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se seanca fillest...
-
Dhun*ohet e mitura në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore
Një e mitur është dhunuar nga një person në Fushë Kosovë. I dyshuari sipas...
-
171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova
Gati gjysmën e vitit me ndotje mbi kufijtë e lejuar. Kjo është pamja që del n...
-
Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, dhjetëra aksidente e të arrestuar
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fun...

































