Sport

A i ka bërë ftesë Italia Icardit ? Sqaron gjithçka gruaja e tij (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 04 September 2017

Gruaja dhe agjentja e  Mauro Icardi, Wanda, thotë se sulmuesi i Inter kundërshtoi  thirrje të Kombëtares së Italisë dy ose tre here, transmeton ORAinfo.

Futbollisti është me origjinë nga Argjentina, por do të mund të luante për azzurët nëpërmjet trashëgimisë së tij italiane.

“Ekipi kombëtar italian ka provuar dy ose tri herë për të thirrur Icardi, por ai gjithmonë ka refuzuar. Ai kishte ide të qarta dhe vetëm dëshironte të thoshte po  Argjentinës. Ai ishte emocional kur Jorge Sampaoli e thirri atë sepse ai ëndërronte të luante për Argjentinën që kur ishte dy vjeç”, ka thënë gruaja e tij, Wanda./ORAinfo/

-Advertisement-

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy