Lajme

Zvicra do të jetë ndërmjetëse mes Koresë Veriore dhe SHBA-ve

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 04 September 2017

Zvicra është gati të bëhet ndërmjetëse mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve për krizën në gadishullin korean, citohet të ketë thënë presidentja Doris Leuthard, raporton Reuters.

“Ne jemi gati të ofrojmë rolin tonë si ndërmjetës”, ka thënë Leuthard në një konferencë shtypi. “Është koha të ulemi në një tavolinë. Fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi”.

Trupat zvicerane u vendosën në zonën e demarkacionit midis Jugut dhe Koresë së Veriut [pas Luftës së Koresë së 1950-1953], tha Leuthard, duke shtuar se Zvicra kishte një histori të gjatë të diplomacisë neutrale.

-Advertisement-

SHBA dhe Kina janë gjithashtu përgjegjëse për trajtimin e krizës koreane, theksoi ajo.

“Ne duhet të gjejmë se ku mund të takohen ministrat e jashtëm (Koresë Veriore dhe SHBA-ve”, ka thënë Leuthard.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera