Sport

U largua nga Milani, meshazhi i tij do t’i prek tifozët ‘Kuq e Zi’ (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 04 September 2017

M’Baye Niang i ka dhënë lamtumirën Milanit dhe tifozëve të saj me një letër të gjatë në Instagram.

Sulmuesi francez, M’Naye Niang është larguar pas pesë viteve nga Milan, për të kaluar te skuadra tjetër italiane, Torino.

-Advertisement-

Niang falënderon të gjithë për këto vite, por insiston se i vjen keq që aventura e tij me Milanin përfundoi në këtë mënyrë.

“Isha fëmijë kur arrita në Milan pesë vite më parë. Të isha lojtar i Milanit ka qenë dhe do të jetë gjithnjë speciale. Goli në Coppa Italia ndaj Regginas, Serie A, treshja e Mohikanëve, goditja e shtyllës ndaj Barcelonës, Liga e Kampionëve dhe zhgënjimet”, shkruan Niang.

“Por, tani ka ardhur koha të largohem prej kësaj bote të jashtëzakonshme. Nga Milani. Ka shumë arsye, kam për të thënë shumë, por sot thjeshtë dua të them FALEMINDERIT për gjithçka që më keni dhënë. Për gjithçka”.

“Milan dhe milanistë gjithnjë do të keni vend në zemrën time, pavarësisht asaj që do të ndodhë. Ju më ndihmuat të rritëm”, shkruan në fund Niang.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera