Lajme

PDK: Refuzoi Kurtin, sulmohet fizikisht kandidati për asamblist në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 01 September 2017

Parmbrëmë rreth orës 23:00 është sulmuar fizikisht Shkodran Sogojeva, aktivist i PDK-së dhe kandidat për asamblist i kësaj partie në Komunën e Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë dega e PDK-së në Fushë Kosovë, e cila ngreh dyshime se ky sulm tinëzar është bërë nga “kriminelët e Vetëvendosjes”, sepse, sipas tyre, vetëm ata bëjnë sulme qyqare prapa shpinës.

Kandidati për asamblist i PDK-së në Fushë Kosovë, Shkodran Sogojeva, para se të sulmohej fizikisht, sipas degës së PDK-së në Fushë Kosovë, i ka refuzuar kërkesat e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, si dhe të kandidatit për kryetar të kësaj partie në Fushë Kosovë për tu takuar. Duke ditur se kërkesat e tyre ndërlidhen më angazhimin politik në fshatin e tij, Sogojeva i ka refuzuar ato me arsyetimin se nuk ka pse të takohet me ta, meqë dëshiron të kontribuojë për banorët e Fushë Kosovës vetëm përmes PDK-së.

-Advertisement-

PDK-ja e Fushë Kosovës thotë se Sogojeva gëzon respekt të madh në fshatin e tij dhe sulmi ndërlidhet me përpjekjet e Vetëvendosjes për ta frikësuar atë, që të mos bëjë fushatë atje, duke u ndjerë të rrezikuar politikisht prej tij.

Pas refuzimit për tu takuar, parmbrëmë rreth orës 23:00, Sogojeva është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në rrugën “Hysni Xhakolli” në Fushë Kosovë.

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë u bënë thirrje organeve të rendit që ta hetojnë rastin dhe autorët e këtij sulmi qyqar t’i nxjerrin para drejtësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera