Sport

F1, Ross Brawn kërkon anulimin e penalizimeve para garave

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 31 August 2017

Në Botërorin e Formula 1 po hidhet ideja e anulimit të penalizimit të pilotëve me pozicione në startin e garave.

Ai që e konfrimoi këtë është vetë Ross Brawn, i cili theksoi se tashmë ky sistem ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk po pëlqehet aspak nga tifozët. Që nga momenti kur në Botërorin e Formula 1 është menduar për motorë dhe elementë të tjerë të makinave me përdorim afatgjatë (dhe këtu përfshihen edhe kutitë e marsheve), gjithnjë ka pasur penalizime për pilotët pasi i kanë ndërruar ato.

“E urrej faktin që problemet teknike kanë shumë ndikim te garat. Tifozët e flaktë të një piloti nuk e pranojnë në asnjë mënyrë që idhulli i tyre e nis garën në prapavijë për shkak të këtyre problemeve”, tha Brawn për portalin motorsport.com.

-Advertisement-

Ross Brawn theksoi se ka ardhur koha që të gjendet një zgjidhje për këtë çështje ose të përcaktohet një formë tjetër penalizimi. Ose më mirë akoma, të hiqet fare ndëshkimi dhe të lejohet që problemi të zgjidhet. Ai shtoi gjithashtu se tashmë kanë nisur diskutimet me drejtuesit e tjerë të FIA-s, por pranoi se zgjidhja e kësaj çështjeje nuk është aspak e lehtë.

Një tjetër temë që preku Brawn ishte edhe përdorimi i sistemit DRS gjatë garave, diçka që, sipas tij, i ka ndarë tifozët. Ai shtoi se do të ishte më mirë që të mos përdoret më as ky sistem dhe se zgjidhja më e mirë është që të niset puna për zhvillimin e mëtejshëm të makinave për të qenë sa më pranë njëra-tjetrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera