Lajme

KFOR-i dhuron pajisje mjekësore për QKMF “Nënë Tereza” në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 31 August 2017

Kompletohet donacioni nga Qeveria Japoneze për QKMF-në “ Nënë Tereza” në Klinë, KFOR-i dhuron pajisje mjekësore.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “ Nënë Tereza” ka pranuar dy donacione, një autoambulancë nga Qeveria Japoneze, me çka kompletohet donacioni i dhuruar nga populli japan në vlerë 68 mijë e 229 euro, që përfshin pajisje mjekësore një (1) autoambulance standarde dhe një (1) autoambulance për nevojat e pacientëve me hemodializë si dhe pesë (5) p ajisjeve laboratorike: Aparatit hematologjik, aparatit biokimik, mikroskopit, roller mikserit dhe centrifugave. Projekti financohet nga Qeveria Japoneze nga granti i Projekteve Bazike për Siguri Njerëzore (të quajtur GGP), i miratuar nga Qeveria e Japonisë.

“Ky grant do të ketë ndikime jashtëzakonisht pozitive, sepse krijon parametra për ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për qytetarët e Komunës së Klinës”, kanë vlerësuar me këtë rast drejtori i Shëndetësisë, Bedri Gashi dhe drejtoresha e QKMF-së, dr. Drita Gjergji. Komuna e Klinës ka aplikuar në maj të vitit 2016 nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse Japoneze në Prishtinë për përfitimin e Grantit të Asistencës Bazike për Sigurinë Humane të Qeverisë Japoneze. Gjithashtu pajisje mjekësore, sterilizator, për këtë Qendër kanë dhuruar edhe Zyra e LMT-së së KFOR-it të Brigadës Shumëkombëshe Perëndim.​

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera