Lajme

Rrëfimet e pakëndshme për Isa Mustafën

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 31 August 2017

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është ankuar një ditë më herët për sulmet që i janë bërë që nga koha kur ka ardhur në krye të Qeverisë e deri në rrëzimin e saj.

Ai ka përshkruar në mënyrë kronologjike jo vetëm telashet e tij por edhe të familjes.

Mirëpo për  Mustafën ekzistojnë edhe rrëfime të tjera aspak të këndshme që lidhen me të kaluarën e tij e që vazhdojnë t’i përmenden nga anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan AktivPress.

-Advertisement-

Reja e Ibrahim Rugovës, në një shkrim të gjatë ka përkujtuar se si lideri i shqiptarëve kishte mbetur pa bukë e para, në kohën kur Mustafa ka qenë ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës në ekzil.

E një nga aktivistët e LDK-së në diaspor ka rrëfyer më herët se si Mustafa nuk kishte pranuar që ta paguaj faturën për shpenzimet telefonike që i kishte bërë Tahir Zemaj gjatë luftës.

Është Emrush Çeku, arkëtari i Degës së LDK-së në Gjermani, ai që i ka dëshmitë për këtë gjë.

Çeku ka shpjeguar se shuma e faturës ka qenë 114.471 marka gjermane dhe ajo është paguar me rata në euro nga  vetë bashkëatdhetarët që e kanë blerë atë telefon.

Në fakt, telefoni satelitor , siç ka thënë ai, ishte blerë nga Qendra për Informim e Kosovës me seli në Shtutgart, bashkë me gjashtë telefona të tjerë.

“Në atë kohë janë blerë 10 telefona satelitorë për 7 rrethe të Kosovës, për QIK-un dhe për Tahir Zemajn e Sali Çekun”, ka rrëfyer ai.

Sipas Çekut, asokohe ka ekzistuar një marrëveshje që shpenzimet e atyre telefonave të paguheshin me paratë e Fondit 3%, shkruan AktivPress.

Marrëveshja, siç thuhet,  ishte bërë ndërmjet ish-ministrit të Mbrojtjes,  Ahmet Krasniqit, Sali Çekut dhe kryeministrit të asaj kohe, Bujar Bukoshi.

Më vonë, siç ka shpjeguar Çeku, janë paguar shpenzimet e gjashtë telefonave të tjerë, por jo edhe ato të Zemajt.

Mustafa, sipas tij, kishte thënë “tani ka mbaruar lufta dhe nuk merremi me faturat e Tahirit apo ministrisë në fjalë’”.

Çeku kishte shprehur habinë kur nën patronatin e Isa Mustafës ishte organizuar akademi përkujtimore për Tahir Zemajn.

Për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të Fondit 3 %, Mustafa është paditur nga aktivistë të LDK-së vite më herët.

Mustafa ka thënë edhe vet se “E vërteta është e dhimbshme”.

Por, siç ka thënë ai, ballafaqimi me të vërtetën pasqyron vlerat e një shoqërie.

“E vërteta nuk bën të harrohet. Sepse vetëm e vërteta bëhet faktor korrigjues i sjelljeve. Djallit engjëll nuk mund t’i themi”, ka thënë Mustafa./AktivPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera