Këto ishin fjalët e fundit të Princesësh Diana
Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 31 August 2017
“Princesha e Popullit” humbi jetën tragjikisht gati 20 vite më parë në një përplasje të tmerrshme të makinave në Paris më 31 gusht 1997.
Princeshë Diana ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi ajo u largua nga Hotel Ritz përpara se të përplasej fatalisht në tunelin e Pont De l’Alma.
Sgt Xavier Gourmelon ishte përgjegjës për një ekuipazh zjarrfikësish të trajnuar nga mjekët, të cilët shkuan të parët në vendin e ngjarjes. Gjysmë e vetëdijshme Diana me sa duket u përpoq të fliste, teksa ishte ulur pranë të dashurit të saj Dodi Fayed në pjesën e pasme të makinës.
Sgt Gourmelon zbuloi se ajo tha: “Zoti im, çfarë ka ndodhur?”. Shkruan “DailyStar”. Në intervistën e tij të parë me mediat, z. Gourmelon, 50 vjeç, tha se mendonte se Princesha e Uellsit do t’i mbijetonte aksidentit.
Ai tha se 36-vjeçarja ishte e vetëdijshme kur u nxorr nga makina. Diana më pas pësoi një arrest kardiak, pasi u vendos në një barelë.
Lady Di vdiq tragjikisht pak orë më vonë në spital. “Makina ishte një kaos dhe ne u morëm me të si në çdo aksident rrugor. Ne nisëm punën për të parë se kush kishte nevojë për ndihmë dhe kush ishte gjallë “, tha zoti Gourmelon për “The Sun”.
Ai shtoi: “Gruaja, që më vonë kuptova ishte Princesha Diana, ishte në dysheme në shpinë. “Ajo po lëvizte shumë pak dhe unë mund të shihja se ajo ishte gjallë. Munda të shoh se ajo kishte një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, por përveç kësaj, nuk kishte asgjë të rëndësishme. Nuk kishte asnjë shenjë gjaku. Unë i mbajta dorën dhe i thashë të qetësoheshe…i thashë se isha atje për ta ndihmuar dhe siguruar atë. Ajo tha:” Zoti im, çfarë ka ndodhur?”.
“Tani e di që ajo kishte pësuar lëndime serioze të brendshme…Kujtimi i asaj nate do të qëndrojë përgjithmonë me mua”, shton ai. Princesha, Dodi al Fayed dhe shoferi i tyre Henri Paul humbën jetën pas aksidentit në tunelin e Pont de Alma.
Të tjera
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podu...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...