Sport

10 favoritët për të triumfuar në Ligën e Kampionëve (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 30 August 2017

Real Madridi është sërish favoriti kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” kanë triumfuar në dy vitet e fundit në garën më të madhe për klube, Champions League dhe janë favorit për ta fituar këtë trofe edhe për herë të tretë.

Me Asension e Iscon që janë gjithmonë të gatshëm për Zinedine Zidanen kur Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale mungojnë, Reali është favorit për ta fituar Championsin.

Sipas “Goal.com”, që Real Madridi të triumfojë për herë të katërt në pesë vitet e fundit, kotohet me 4/1 (5.00).

-Advertisement-

Pas largimit të Neymarit, Barcelona transferoi Ousmane Dembelen dhe raportohet se është edhe afër Philippe Coutinhos. Me këto dy blerje bombastike, si dhe me afrimet e Semedos, Paulinhos e Deulofeu, Barcelona shihet si e dyta favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve me kuotën 13/2 (6.50).

Favoritët e tretë dhe katërt për ta fituar Ligën e Kampionëve janë Bayern Munich e PSG, gjithashtu me kuotat (6.50), derisa pas tyre renditen Manchester City e Manchester United me 10/1 (11.00).

Top 10’shja mbyllet me Chelsea (17.00), Atletico Madrid (19.00). Liverpool (19.00) dhe kundërshtari i Real Madridit në fazën e grupeve, Borussia Dortmund me kuotën (41.00). /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera