Lajme

LDK ia kërkon VV’së postin e kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 30 August 2017

Deputeti i LAA Ramiz Kelmendi, thotë se koalicioni në të cilin ai bën pjesë është i vendosur aq sa është edhe Lëvizja Vetëvendosje për të mos bashkëpunuar me PDK-në.

Megjithatë, Kelmendi thotë se bashkëpunimi në mes LAA dhe Vetëvendosjes do të ishte i mundur vetëm nëse posti i kryeministrit i takon LDK-së, transmeton gazetametro.net.

Kjo për shkak se sipas Kelmendit, besimi se VV është properëndimore është i ulët dhe si e tillë nuk mund të gjejë mbështetjen as të LAA-së e as të Listës Serbe.

-Advertisement-

“Bashkëpunimi LAA dhe VV i mundshëm vetëm nëse në krye të qeverisë vie kryeministri nga rradhët e LDK-së, kjo sepse besimi se VV është properëndimore është tepër i vogël. Duke parë se vendosën vetëm kravatat, në të tjera pozicione nuk kanë lëvizur fare. Andaj edhe koalicioni i cili ndërton qeveri me dyshime si atiperëndimore, nuk mundë të gjejë përkrahjen as tek LAA e as tek pakicat dhe Lista serbe. Kjo pasqyrë nuk është ndryshe veçse një ngërç politik i krijuar nga koalicionet e shpejta dhe me virtyte kosovare që praktikisht e dëmton edhe imazhin, edhe politikën, edhe ekonominë e Kosovës si dhe shtonë dyshimet, se politika e Kosovë nuk është në gjendje të ngrisë institucione të lira, por institucione të diktuara”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera