Sport

Kuka jep një lajm të hidhur për Majlindën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 29 August 2017

Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se përveç mbetjes pa medalje në Kampionatin Botëror, xhudistja Majlinda Kelmendi ka pësuar edhe lëndim në duelin e fundit ndaj Erika Miranda.

Kuka ka njoftuar se Majlinda Kelmendi ka pësuar lëndim në garë për medaljen e bronztë, por shpreson se nuk është diçka serioze.

Ai po ashtu e pranoi se nuk ishte paraparë që ky kampionat për Majlindën të përfundonte pa medalje, por premton se ajo do të kthehet edhe më e fortë.

“Majlinda sot fitoj 3 lufta dhe arriti në gjysmëfinale ku pësoj nga japonezja Shishime!

-Advertisement-

Shpresoj që të mos jetë diç serioze por për medalje të bronztë pësoj humbje por edhe si duket u lëndua!

Vendi 5 në Botëror për Kampionen Tonë Olimpike, jo siç kam parapa që të fitoj medalje por sporti e ka kështu do kthehet Majlinda ashtu siç din edhe ma e fuqishme!

Distria për herë të parë pati plasman dhe u rendit e 7 që është plasman i mirë por Distria ka potencial për më shumë!

Nesër garon Nora e Akili, shpresojmë në paraqitje të mirë!”, shkruan Kuka në Facebook.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera