Lajme

Kandidati për kryetar të Prizrenit i cilëson tallje paketat 100- euroshe

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 28 August 2017

Qeveria lokale e Prizrenit pak ditë më parë ka nisur ta zbatojë projektin për shpërndarjen e paketave me artikuj ushqimorë dhe higjienikë për familjet e dëshmorëve të kësaj komune, praktikë që është kritikuar nga eksponentët e partive opozitare, në Prizren, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Degës së NISMA-s, Zafir Berisha, këtë politikë të Komunës së Prizrenit e ka cilësuar si “fushatë ofenduese e kryetarit në ikje, Ramadan Muja”.

“Familjet e dëshmorëve kanë nevojë për shtet ligjor, ku nuk vidhet paraja publike dhe nuk keqpërdoret pasuria e shtetit për llogari të parapolitikës. Ata kanë nevojë shpirtërore që gjaku i bijve të tyre të mos nëpërkëmbet, jo për vaj e sheqer!”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera