Lajme

Plagoset me armë zjarri një 18 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 28 August 2017

Një i ri është plagosur me armë zjarri ditën e diel, rreth orës 23:10, në rrugën Lushnje-Ballagat, në afërsi të fshatit Garrunjas në Shqipëri.

Dy persona të paidentifikuar dhe të armatosur i kanë dalë para dhe kanë hapur zjarr ndaj mjetit tip “Volksëagen”, me targë AA 580 IH. Ky mjet drejtohej nga shtetasi D.S., 18 vjeç, banues në Peqin, me të cilin udhëtonin si pasagjerë edhe shtetasit A.Sh., 18 vjeç dhe F.P., 20 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë është plagosur shtetasi D.S., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Personat e armatosur kanë marrë mjetin tip “Volksëagen” dhe janë larguar në drejtim të Peqinit.

-Advertisement-

Nga krehja e zonës është gjetur i braktisur në Peqin mjeti tip “Volksëagen” me targa AA 580 IH. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe vazhdon krehja e zonës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera