Lajme

1.161 raste të vjedhjeve për tre muaj

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 27 August 2017

Vjedhjet mbeten shqetësim, si për Policinë e Kosovës, ashtu edhe për vetë qytetarët.

Vetëm në tremujorin prill-qershor të vitit 2017 kanë ndodhur 1161 raste të vjedhjeve.

Megjithatë, sipas statistikav1e që posedon Policia e Kosovës, një dukuri e tillë ka shënuar rënie në krahasim me vitin paraprak.

-Advertisement-

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës vetëm në tremujorin e dytë (Prill-qershor) të vitit 2017 numri i vjedhjeve si ato të ulëta po ashtu edhe ato të rënda ka shënuar rënie për 9 për qind.

Hoxha thotë se edhe gjatë sezonit veror ka një numër të madh të vjedhjeve.

Ndërsa, rajoni i cili dominon me shifra më të larta sa i përket vjedhjeve është Prishtina.

E qytetarët vazhdojnë të ndihen të pasigurt, madje edhe ata që nuk ju ka ndodhur t’i plaçkitin.

Ndërsa, një banor tjetër i cili ka ardhur për pushime në Kosovë ka një tjetër hall.

E sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e vjedhjeve ka pasur disa të arrestuar dhe sipas procedurave ligjore, ata janë sjell para organeve të drejtësisë për vendime të mëtejme gjyqësore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera