Sport

Flamurtari – Prishtina, derbi rikthehet në “Xhemajl Ibishi”

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 26 August 2017

Flamurtari dhe Prishtina do të përballen sot nga ora 16:30, në “Xhemajl Ibishi”, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës

Pas një kohe të gjatë futbolli kosovar do të mundë ta shijojë derbin e kryeqytetit ndërmjet Flamurtarit dhe FC Prishtinës.

Të dyja skuadrat e qytetit do të përballen në mes vete të shtunën në stadiumin e Flamurtarit, në ndeshjen që do të fillojë në orën 16:30.

-Advertisement-

Kuqezinjtë dhe Bardhekaltrit e nisën me humbje sezonin e ri të Superligës, prandaj janë në kërkim të pikëve të para sezonale.

Kampioni i shumëfishtë i Kosovës, pasi u mund në derbi me Dritën, nuk ka më vend për “pardon”, por flamurtarët janë po aq të etur t’i shijojnë pikët e para në elitën e futbollit kosovar, të cilit i munguan disa vite.

Përballjet mes Prishtinës dhe Flamurtarit kanë munguar për disa vite. Për herë të fundit ky derbi lokal në kampionat është zhvilluar në edicionin 2010/11, që ishte i fundit për Flamurtarin në Superligë, dhe u mbyll me fitoren e Prishtinës (1:0).

Superliga, java e dytë

E shtunë

Flamurtari – Prishtina

Liria – Trepça ’89

Drenica – Vëllaznimi

diel

Besa – Drita

Gjilani – Feronikeli

Ndeshjet fillojnë në orën 16:30

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera