Sport

F1, Hamilton mposht Raikkonen. Provat e lira, nën diktatin e shiut

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 26 August 2017

Lewis Hamilton dhe Mercedesi i tij ka mundur të regjistrojë kohën më të mirë të sesionit të dytë të provave të lira, përpara garës së të dielës për Çmimin e Madh të Belgjikës, që zhvillohet në pistën e “Spa Francorchamps”.

Por, koha e tij dhe e të tjerëve është ndikuar nga nisja e reshjeve të shiut rreth 25 minuta përpara mbylljes së provave të ditës së sotme.

Me kohën 1 minutë, 44 sekonda dhe 753 të mijëtat dhe me gomat super të buta, britaniku ka konfirmuar përshtypjet e mira të lëna edhe në sesionin e parë, kur pavarësisht se kishte goma të buta, e mbylli me vetëm 53 të mijëtat pas Ferrarit të Kimi Raikkonen. Finlandezi, gjatë pasdites ishte 3 të dhjetat më i ngadaltë sesa Mercedesi i Hamilton.

-Advertisement-

Vendin e tretë e zuri Mercedesi tjetër i Valtteri Bottas, pas të cilit radhitej Max Verstappen me Red Bull dhe Ferrari tjetër i Sebastian Vettel. Gjithsesi, mes 5 vendeve të para, distanca ishte me vetëm gjysmë sekonde. Pas tyre, me mbi një sekondë vonesë renditet Daniel Ricciardo me Red Bull, Nico Hulkenberg me Renault, Ocon me Force India dhe Sainz me Toro Rosso.

Në sesionin e dytë nuk garoi F elipe Massa, për shkak të një aksidenti në sesionin e parë me Williamsin e tij, në kthesën 5.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera