Greqia nxjerr hartën ku do kërkojë naftë në det, a do preket pika e nxehtë e Korfuzit?
Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 24 August 2017
Qeveria greke ka publikuar në numrin e fundit të Gazetës Zyrtare hartat dhe koordinatat gjeografike të zonave ku do të kryhen kërkime për hidrokarbure. Në vendimin e nënshkruar nga Ministri i Energjisë, Jorgos Stathakis, janë bashkangjitur hartat e zonave detare në ishullin e Kretës, si dhe në afërsi të ishullit të Korfuzit. Zona që përfshin detin Jon gjendet në hapësirën midis pjesës veriore të ishullit të Cefalonias dhe pjesës perëndimore të ishullit të Korfuzit. Më herët këtë muaj, qeveria greke shpalli tenderin përkatës.
Deri tani, janë dy subjektet që kanë shprehur interesimin e tyre. Konsorciumi TotalExxonMobil dhe kompania vendase Hellenic Petrol, për zonën e Kretës dhe Energean Oil and Gas, për detin Jon. Dy vitet e fundit Athina ka intensifikuar përpjekjet për vënien në eficencë të zonave detare ku mendohet se ka rezerva mjaft të pasura nafte dhe gazi.
Ndërkaq, ende nuk është operuar me zonën numër 1, që ndodhet në veriperëndim të ishullit Korfuzit, për shkak të problemeve që kanë rezultuar menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Marrëveshje që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe që vazhdon të mbetet një pikë mjaft e nxehtë fërkimi në raportet Athinë-Tiranë. /Ora news
Të tjera
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...