Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e 20 vjeçarit nga Podujeva

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 23 August 2017

Dje ne orët e para të mëngjesit ka vdekur një i ri si pasojë e një aksidenti në fshatin Sibovc të Podujevës.

20 vjeçari ishte duke vozitur veturën ‘Kia’ kur u aksidentuar me një kombi, shkruan Infokusi.com

Më poshtë mund të gjeni raportin e  plotë të policisë së Kosovës për ngjarjen

-Advertisement-

Raportohet se është shkaktuar aksident trafiku në mes dy veturave civile. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën ‘Kia’ me targa lokale në rrethana të panjohura është aksidentuar me automjetin-kombi transporter me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit dhe dy pasagjerë , me ç ‘rast i dyshuari si pasojë e lëndimeve të renda ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa, të lënduarit e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor.  Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera