Policia maqedonase mbylli në autobus lojtarët dhe stafin e Skënderbeut (Video)
Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 21 August 2017
Policia maqedonase nuk ka lejuar lojtarët e Skënderbeut as të dalin nga autobusi, duke i bllokuar ata brenda.
Prej ditësh vazhdon të përflitet sjellja aspak e pranueshme e policisë maqedonase ndaj skuadrës shqiptare të Skënderbeut, e cila udhëtonte nga Zagrebi në Shkup, e më pas me autobus për në kufirin shqiptar.
Top Channel ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të përndjekjes së policisë maqedonase, e cila ka shoqëruar autobusin e skuadrës korçare.
Në një moment, stafi dhe skuadra kanë vendosur të ndalojnë për ujë, apo për nevoja personale në një karburant, pa pyetur askënd, pasi kishin udhëtuar shumë orë pa lëvizur nga autobusi. Por makina e policisë i është kthyer menjëherë duke tentuar të bllokojë derën, për të mos dalë askush nga autobusi.
Një situatë e papranueshme, për të cilën as Ambasada shqiptare në Shkup nuk ka asnjë informacion.
Të kontaktuar nga Top Channel, ata thonë se nuk janë sinjalizuar për asnjë situatë të veçantë që solli në këtë përcjellje të pakuptimtë të skuadrës shqiptare nga territori maqedonas. /Express/
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...