Lajme

Çfarë po ndodh në Spanjë/ Policia ekzekuton një tjetër terrorist të mbështjellë me eksploziv

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 21 August 2017

Policia spanjolle ka vrarë sot një person, i cili thuhet se mbante veshur një brez me eksploziv. Operacioni po zhvillohej 40 km larg Barcelonës, qytetin ku pak ditë më parë ndodhi një sulm terrorist, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 120 të tjerë.

‘BBC’ shkruan se policia ishte në kërkim të Younes Abouyaaquoub, 22 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë shoferi i furgonit që shkaktoi sulmin. Mes të tjerash, duke iu referuar mediave spanjolle, raportohet se ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për të riun, apo ndonjë terrorist tjetër.

Po ashtu, pak para se të qëllohej nga policia për vdekje, mësohet se terroristi ka bërtitur me zë të lartë “Allahu Akbar”, “Zoti është i madh”. Policia e Katalonias ka bërë të ditur në “Tëitter” më herët se po zhvillonte një operacion në Subirats, 45 kilometra në perëndim të Barcelonës, por ende nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me ngjarjen.

-Advertisement-

Fill pas ngjarjes së rëndë në 17 gusht, Shtetit Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë e sulmit në sheshin ‘Katalunja’ në Barcelonë. Ndërkohë media që administrohet nga militantët islamike, ‘Amaq Neës’ pak pas ngjarjes raportoi se ISIS mori përgjegjësinë e sulmit dhe se ata që kryen sulmin janë ushtarë të Shtetit Islamik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera