Sport

Milionat arabe të PSG po i fusin skuadrat në kaos: Rrahje mes lojtarëve nëpër ekipe (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 21 August 2017

Milionerët arabë të Paris Saint Germain këtë verë, jo vetëm që kanë shkaktuar shqetësime tektonike në botën e futbollit, por kanë sjellë edhe përçarje në dhomat e zhveshjes së klubeve të futbollit në gjithë Europën.

Tani ne të gjithëve na kujtohet që momenti vendimtar i kalimit të Neymar në Paris ishte kacafytja e tij gjatë trajnimit me bashkëlojtarin Nelson Semedo. E tani e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Monako, shkruan gazetametro.net.

-Advertisement-

Kylian Mbappe i Monakos ka vepruar njejtë sikurse Neymar duke u përfshirë në një kacafytje me shokun e tij të skuadrës, italianin me përvojë  Andrea Raggi.

Mbappe u dërgua në shtëpi pas një grindjeje, dhe incidenti spekulohet se ka të bëjë me interesimin në rritje të Paris Saint Germain për të.

Sulmuesi fillimisht nuk pranoi të largohet nga fusha pas konfrontimit me Raggi të martën e kaluar, përpara se anëtarët e stafit teknik të klubit ta nxirrnin dhunshëm atë nga sesioni i trajnimit.

Gjithashtu duhet të ua kujtojmë se këtë vit një konflikt mes shokëve të skuadrës me qëllim largimin në një skuadër tjetër e që lidhet me PSG’në është edhe rasti i Roman Burkit me Osmane Dembele, sepse objektivi kryesor i këtij të fundit ishte të kalonte në Barcelonë si zëvendësim i Neymar i cili kaloi në PSG. /gazetametro.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera