Lajme

Rrudhja e ISIS po kthen në shtëpi luftëtarët

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 20 August 2017

Ndërsa kërkimi i antarëve të mbetur të celulës marokene, përgjegjëse për sulmet terroriste në Spanjë vazhdon, vëmendja tani po spostohet ngadalë tek qindra xhihadistët e kthyer përmes ngushticës së Gjibraltarit, kontigjent që shton kërcënimin në dyert e Europës.

Rreth 1.000 xhihadistë mendohet të kenë marrë rrugën e kthimit në Marok e Tunizi, pas shembjes së Kalifatit Islamik.
Nga maroku  ishin 6 prej 12 terroristëve që organizuan sulmet në Katalonjë.

Vetëm një ish lider i krahut operacional të grupit të dhunshëm ekstremist e ka pranuar se eksodi i luftëtarëve të ISIS-it përfshin militantë të zemëruar nga statusi i tyre në Europë.

-Advertisement-

Tokat e kontrolluara prej ISIS-it rrudhën për javë dhe disa prej ithtarëve të grupit janë duke e transportuar zemërimin në vendet e tyre të lindjes.

Afërsia e Marokut me Spanjën ndihmon në ndërmarrjen e  sulmeve apo edhe infiltrimin e mëtejshëm në kontinentin e vjetër.

Në kulmin e fuqisë së ISIS-it, 1.600 marokenë besohet të kenë udhëtuar drejt Irakut e Sirisë, çka i bën ata, njërin prej grupeve më të mëdha të shtetasve të huaj në Kalifatin e tkurrur me aq shpejtësi.

Gati gjysma e këtyre njerëzve llogaritet të jenë vrarë. Afrika e Veriut, prej kohësh një terren pjellor i ekstremizmit, tani shihet çdo ditë e më shumë si platformë lëshimi për sulmet  drejt Europës, një formë shpagimi kjo ndaj humbjes së tokës dhe luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Ish lideri i ISIS-it, i tërhequr në 2015-ën, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, rrëfen se ka pasur kontakte me shumë marokenë të radikalizuar që përpara bashkimit me ISIS-in.

Më të pakënaqurit, sipas tij, janë ata që kanë jetuar në Francë. Sensi i luftës së klasave në shoqëri të perceptuara si jomikpritëse ka qenë element i përbashkët i shumë burrave dhe djemve të nisur drejt Afrikës së Veriut, për t’u bashkuar me ISIS-in.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera