Çertifikohën 15 trainernër të Boksit
Autori: Gazeta inFokus
14:13 | 17 August 2017
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) sot ka bërë ndarjen e certifikatave për trajnuesit e boksit. Në kursin teknik për trajnerët e boksit u certifikuan 15 pjesëmarrës për ndjekjen e seminarit për arritjen e një ylli nga “Aiba”
Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës Mehmet Bogujevci, vlerësoi lart kursin teknik shtatë ditor që është mbajtur në Prishtinë, në të cilin ligjëratat i mbajti eksperti ndërkombëtar, Mihail Takov.
Bogujevci tha se kjo është hera e dytë që federata në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar organizon seminar për kualifikimin e trajnerëve, për certifikimin me një yll nga Federata e Boksit Botëror.
Bogujevci: Shpresoj që edhe këtë vit do të certifikohen pjesëmarrësit nga Federata e Boksit Botëror
“Këtë vit janë 15 pjesëmarrës dhe prej tyre presim se sa do të certifikohen nga Federata Botërore, ngase këtu ka qenë i deleguar nga Bullgaria, Mihail Takov dhe kur të shkojnë provimet në Federatë Botërore, atje do të dihet se kush e ka dhënë provimin, e kush se ka dhënë. Unë shpresoj që edhe këtë vit do të certifikohen shumica e pjesëmarrësve dhe është mirë për Federatën e Boksit dhe për sportin e Kosovës në përgjithësi që të kemi sa më shumë trajner të kualifikuar, të licencuar për me mundur me i edukuar dhe ushtruar sportistët e Kosovës”, theksoi Bogujevci.
Edhe Mihail Takov ka thënë se kjo është një arritje për Federatën dhe Kosovën, të cilët do të jenë kontribuues për zhvillimin e këtij sporti.
“Gjatë gjithë kësaj kohë sa kam marr pjesë në këtë kurs, jam munduar tërë kohën me I shpjeguar gjerët më të reja të cilat janë rregulla të “Aiba”, AB dhe C. Federata e Boksit, Komiteti Olimpik I Kosovës kanë me pasur zgjidhje të trajnerëve për me mundur me i shfrytëzuar në vende të ndryshme, ku shumica prej tyre(trajnerëve) janë të rinj dhe do të kenë përvojë më të gjatë”, tha Takov.
Pjesëmarrësi në këtë kurs, i cili u certifikua nga Federata e Boksit, Musli Zymberi tha se me anë të këtij trajnimi kanë arritur njohuri të mëdha për zhvillimin e boksit në Kosovë.
“Kemi mësuar shumë gjëra të reja për me zhvilluar boksin në të ardhmen në mënyrë më të rregullt dhe më të drejtë”, theksoi Zymberi.
Trajnuesit u ndanë të kënaqur me trajnimin dhe arritjet nga ky kurs. Kursi për trajnimin e trajnerëve të Federatës së Boksit të Kosovës është organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

T� tjera
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...



































