Lajme

Arrestohen autorët e grabitjes së një kasaforte në rrugën e Dibrës

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 17 August 2017

Arrestohen autorët e grabitjes së një kasaforte në rrugën e Dibrës. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur më 15 gusht.

Të arrestuarit janë Eduart Ngota, 32 vjeç,  banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe Zenel Dama, 27 vjeç banues në Tiranë ndërsa është shpallur në kërkim shtetasja 36 vjecare me inicialet R. B

Gjatë operacionit policor  të koduar “ROLEKSI” janë sekuestruar 9500 euro, 3 ora, 3 byzylykë dhe 1 varëse floriri, si dhe 1 automjet i tipit “Fiat Punto” ( i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes).

-Advertisement-

“Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi në sajë të një pune të mirëorganizuar hetimore, është arritur të dokumentohet me prova ligjore, autorësia e ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2017 , ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në rrugën e Dibrës” – raporton policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera