Aleanca e PAN-it me Pacollin
Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 17 August 2017
Koalicioni PAN thuhet se ka hyrë në aleancë me partinë e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re (AKR). Zyrtarizimi i marrëveshjes për koalicion pritet të ndodhë pasi që të skadojë afati dhjetëditor që Pacolli ia ka dhënë LDK-së dhe “Vetëvendosjes” për të arritur marrëveshje. Por, me deklaratat e fundit publike të liderëve këto dy subjekte vetëm se po i “ndajnë rrugët”.
Pak ditë para seancës së 24 gushtit të Kuvendit të Kosovës, për të cilën dje ka vendosur kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, koalicioni PAN do ta lidhë aleancën me Aleancën Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit për t’i formuar institucionet qendrore.
Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”, sipas të cilave një marrëveshje e tillë pritet të ndodhë në fund të kësaj jave, apo më së largu në fillim të javës së ardhshme.
Lideri i AKR-së javën e kaluar u ka dhënë dhjetë ditë afat kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe Albin Kurtit nga lëvizja “Vetëvendosja” që të merren vesh për formimin e Qeverisë, në të kundërtën, siç ka deklaruar ai, nuk ka kuptim qëndrimi i tij në koalicionin LAA.
Por, kreu i LDK-së Isa Mustafa ditë më parë në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se do të kërkojnë nga “Vetëvendosja” që t’i qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme, por edhe për çështje programore.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...