Lajme

Bogoevski: Reformat në MPB dhe institucionet tjera përmbajnë profesionalizëm dhe llogaridhënie

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 16 August 2017

Deputeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Pavle Bogoevski, ka dalur me një konferencë për shtyp për dhunën policore

‘Për dallim nga praktika e Qeverisë paraprake të VMRO-DPMNE-së, e cila nuk ndërmerte asgjë për dhunën policore,udhëheqësia e sotme e MPB-së, në mënyrë të menjëhershme i heton dhe zgjidhë të gjitha çështjet e përdorimit të dhunës policore. Rastet konkrete janë gjuajtja me armë e një polici në Strumicë, si dhe dhuna policore ndaj demonstrantëve në Qendër të Shkupit’, thuhet në reagimin e LSDM-së, në lidhje me dhunën policore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Bogoevskit, me proceset e reformave në institucione dhe profesionalizimin e tyre, si dhe me lirimin e tyre nga ndikimet partiake po ndodh ajo që kërkojnë qytetarët. Tani më institucionet nuk janë robër të OBRM-PDUKM-së, por punojnë lirshëm dhe në interes të qytetarëve dhe çdo keqpërdorim në institucione hulumtohet dhe i nënshtrohet procedurës së llogaridhënies.

-Advertisement-

‘Qytetarët prisnin përgjegjësi dhe dretësi për të gjithë. Sot, ligjet vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe çdokush përgjigjet për veprimet e veta’, përfundoi Bogoevski.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera