Lajme

Ministrja Karabina sqaron: Përfoljet për akomodimin tim nuk janë të sakta

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 15 August 2017

MASHT përmes një komunikate për media sqaron se akomodimi i ministres së Arsimit të Shqipërisë Mirela Karabina në një nga hotelet e Gjakovës, me rastin e punimeve të Seminarit mbarëkombëtarë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, është bërë në koordinim të përbashkët ndërmjet dy ministrive përkatëse dhe nuk ka pasur vërejtje nga ana e ministres.

Sqarimi i MASHT-it vjen pasi që gjatë ditës në media pati përfolje se ministrja e Arsimit e Shqipërisë kishte kërkuar akomodim në hotel me 5 yje në Gjakovë.

“Lidhur me këtë, sot ministrja Karabina ka sqaruar edhe zyrtarisht përmes një shkrese  dërguar kabinetit të ministrit Bajrami se çdo gjë ka qenë në rregull gjatë qëndrimit të saj në Kosovë dhe se përfoljet në media dhe portale lidhur me akomodimin nuk janë të sakta”, thuhet në sqarimin e MASHT-it.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera