Lajme

Ndryshim i jashtëzakonshëm i imazhit të kosovarëve në Zvicër. Emri Granit në vend të Luka?!

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 15 August 2017
Revista zvicerane ‘Watson’ ka botuar një intervistë me ekspertin e fushës së integrimit, Thomas Kessler me titull ‘Imazhi i kosovarëve në Zvicër’.
Kessler ka treguar se si imazhi i kosovarëve në Zvicër kishte ndryshuar pas shpërthimit të luftës së fundit në Kosovë dhe se në vitet e 70-ta ata vlenin si emigrantë të qetë, punëtor dhe lojal.

“Kur shpërtheu lufta në Kosovë para së gjithash u ankuan për refugjatët nga Ballkani. Pastaj për shkak të problemeve të integrimit. Sot shumica e zviceranëve kosovarët i shohin si fqinj të dashur dhe kolegë në punë”, ka treguar Kessler, transmeton lajmi.net.

Ai vuri në dukje se pika më e ulët kur është fjala për problemet me imazhin e kosovarëve ishte një artikull i një gazete të botuar në vitin 2011 në kuadër të iniciativës për ta ndaluar emigracionin masiv. Titulli ishte ‘Kosovarët therin zviceranët’, ku referencë kishte një incident ku një shqiptar i Kosovës kishte lënduar me thikë në qafë një zvicerane.

“Që nga ajo kohë shumë ish-refugjatë kosovarë kanë bërë karrierë dhe sot në fushën e tregtisë dhe fitojnë mirë…”

-Advertisement-

Kessler ka theksuar se fillimisht shkollimi ishte problem për kosovarët pasi ata ishin të traumatizuar dhe kishin problem me gjuhën.

“Refugjatët e luftës në Evropë akuzoheshin për vepra penale që ndërlidhen me bandat. Por kohët kanë ndryshuar. Më parë sicilianët janë konsideruar persona që rrihnin gratë, kërcënojnë me thika, janë dembel dhe të vjedhin. Kjo ishte një lloj frike që përhapej në Zvicër për të mos lejuar integrimin e tyre. Mirëpo kur në vitin 1982 italianët u bënë kampion të botës në futboll, zviceranët papritur u ndjen më të relaksuar dhe më të hapur ndaj tyre. Pak më vonë hyri në modë muzika dhe restorantet italiane. Sot ne i gëzohemi golave të Xherdan Shaqirit për ekipin tonë të futbollit”.

A do të thotë kjo se ne do të shkojmë për darkë te kosovarët dhe do t’ju lëmë fëmijëve tanë emrin Granit (Granit Xhaka, futbollist nga Kosova që luan për Zvicrën dhe Arsenalin) në vend të emrit Luka?- është pyetur Kessler nga gazetari.

“Me gjithë respektin, aq larg nuk do të shkoja (qesh). Kuzhina italiane është njëra nga më të mirat dhe më të rafinuarat në botë, me përbërësit e saj, ushqimin e detit. Nuk e di nëse kosovarët me kuzhinën e tyre solide mund të kalojnë atë (kuzhinën italiane)”, ka përfunduar Kessler.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera