Rindërtimi i plotë i ADN-së
Autori: Gazeta inFokus
18:26 | 15 Gusht 2017
Deri në fundin e këtij viti, shkencëtarët mund të arrijnë të krijojnë një gjenom krejtësisht artificial të majasë. Ky zhvillim i shpejtë i inxhinierisë gjenetike mund të çojë një ditë drejt krijimit të organizmave shumë më komplekse, madje edhe të vetë njerëzve. Shkencëtarët thonë se janë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet, por edhe për përfitimet e mundshme të jashtëzakonshme.
Për gati katërmijë vjet, njerëzit e kanë përdorur majanë për të bërë bukë dhe pije alkoolike. Shumë nuk e mendojnë se majaja është një organizëm i gjallë. Ashtu si qelizat njerëzore, qelizat e majasë kanë kromozome me segmente të gjata ADN-je ku përmbahet i gjithë informacioni që duhet për rritjen dhe riprodhimin e tyre. Teknologjia moderne u lejon shkencëtarëve të kopjojnë pjesëzat e prera të ADN-së, të njohura me emërtimet A, C, G dhe T.
Por, në eksperimentet e tyre me majanë në Universitetin “Boeke Lab” të Nju Jorkut, shkencëtarët përdorën një tjetër përqasje: “Në vend që t’ia fillojmë me atë që ekziston në natyrë dhe më tej ta modifikojmë, ne mund t’ia fillojmë nga hiçi duke projektuar sisteme të tëra nga asgjëja. Do shikojmë nëse funksionojnë gjatë procesit”, thotë Leslie Mitchell, e Universitetit “Boeke Lab”.
Me ndihmën e një kompjuteri, pjesëza të ndryshme të segmenteve të ADN-së priten, p.sh. sekuenca T-A-G zëvendësohen me një sekuencë të krijuar artificialisht, T-A-A. Deri më tani, shkencëtarët kanë krijuar dhe zëvendësuar gjashtë nga 16 kromozomet e majasë, dhe të gjitha kanë funksionuar mirë. Studiuesit thonë se janë plotësisht të ndërgjegjshëm për pikëpyetjet etike që lindin prej eksperimenteve me ADN-në dhe duan të diskutojnë për këtë gjë.
“Në këtë debat duhet të përfshihen studiuesit e normave të etikës, hartuesit e politikave, zbatuesit e ligjeve, shkencëtarët dhe publiku i gjerë. Do të doja që nëna ime të ishte dakord me atë që bëjmë”, thotë Leslie Mitchell.
Por, studiues të tjerë që po eksperimentojnë me ADN-në, mezi presin rezultatet. “Unë i kushtoj shumë vëmendje pjesës kur tregojnë se çfarë kanë mësuar prej procesit, pasi nëse nuk ia arrijnë dot me një organizëm të thjeshtë si majaja, atëherë unë nuk do t’ia arrij dot kurrë me një bimë”, thotë June Medford, e Universitetit të Kolorados.
Qëllimi përfundimtar është krijimi i një majaje sintetike që do të shërbente më shumë për prodhim ilaçesh apo karburanti. Studiues të tjerë thonë se inxhinieria gjenetike mund të krijojë bimë që pikasin ndotjen në ajër apo edhe praninë e eksplozivëve. /Gazeta Shqip/

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...































