Sport

Diego Costa i hakmerret keq Chelseat

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 14 August 2017

Diego Costa dhe Chelsea janë gati për luftë. Antonio Conte, në fillimin e merkatos, ka informuar sulmuesin spanjoll se ishte jashtë projektit të skuadrës, duke i treguar derën.

Lojtari, nga ana e tij, nuk ka qëndruar pa lëvizur, përkundrazi, i ka dhënë urdhër avokatëve të tij që të denoncojnë klubin, fajtor sipas futbollistit se ka bllokuar largimin e tij nga Anglia.

Por Chelsea, sipas shtypit anglez, ka vendosur të reagojë në mënyrë të vendosur dhe ka gjobitur lojtarin, i cili është dukur jashtë forme në një video të publikuar në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Në fakt, klubi londinez është i bindur se gjendja e keqe fizike e lojtarit mund të komprometojë negociatat për shitjen e tij dhe për këtë arsye kanë vendosur ta ndëshkojë. Kështu, historia mes Chelsea dhe Diego Costa do të mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme pas tre vitesh të mbushur me suksese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera