Lajme

Damask, 25 xhihadistë të vrarë nga forcat komando të ushtrisë siriane

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 13 August 2017

Të paktën 25 xhihadistë të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) u vranë gjatë një operacioni komando të ushtrisë siriane me mbulim nga ajri nga pala ruse në qendër të vendit, raportoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Me mbështetjen e Moskës, ushtria e regjimit të Bachar al-Assad po ndërmerr prej disa muajsh një ofensivë për t’i rimarrë ISIS-it rajonin e gjerë shkretëtirë që shtrihet në qendër të vendit në kufijtë irakianë dhe jordanezë.

“Të shtunën, 25 anëtarë të ISIS-it u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një operacion komando i forcave të regjimit sirian me ndihmën e avionëve dhe helikopterëve ushtarakë rusë në verilixhidandje të provincës Homs (qendër)”, njoftoi për median Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera