Lajme

Pacolli zbulon se dikush e telefonoi atë që të qëndrojë në LAA

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 12 August 2017

Kreu i AKR’së Behgjet Pacolli ka zbuluar se dikush nga koalicioni me të cilin është aktualisht e ka telefonuar atë duke i thënë që të qëndrojë me ta dhe se në këtë mënyrë do t’ia lartësojnë edhe burrërinë. Kjo kërkesë drejtuar ndaj tij madje edhe e ka bërë të qesh liderin e AKR’së.

Por Pacolli thotë se ai burrërinë po e dëshmon duke i lutur ata që të ulen dhe të merren vesh në mes vete.

Postimi i tij i plotë:

Postimet e mia të fundit që të zgjidhet problemi i bllokadës në favor të qytetarëve, dhe thirrjet e mija për liderët e partive parlamentare shqiptare që të “sakrifikojnë” nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e mia, (siç i quajti dikush për karrierë apo interes – të dyja këto moti i kam dhe i kam realizuar më së miri deri më tash).

-Advertisement-

Si rezultat i kësaj mu mundësua që të kuptoj dhe të shoh se kush po punon për interesat e vendit e kush për qellime specifike.

Dikush madje më telefonoi dhe më tha ” qendro me ne se e kemi me ta “lartësu BURRERINË”. Më bëri me qesh !!!!

Në rregull, unë me prezencën dhe lutjet e mija për ju po dëshmoj burrëri(nuk po kërkoj asgjë), por tregojeni ju burrërinë tuaj, leni anash interesat dhe uluni e merruni vesh mes vete.

E konsideroj se bashkëpunimi ndërmjet LDK dhe VV të jetë edhe me intenziv edhe pse mundet per lidershipin e dy partive te konsiderohet si “Sfide sakrifice ” por bëjeni atë per rrespekt ndaj votës dhe deputeteve qe ju përcjellin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera