Sport

Vallejo humb dy ndeshjet me Barcelonën, ja sa do të mungojë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 11 August 2017

Vallejo do të mungojë së paku dy javë.

Mbrojtësi i ri i Real Madridit, Jesus Vallejo, do të mungojë së paku dy javë, raporton Marca, transmeton Gazeta Express.

Lojtari ka pësuar një zgjatje muskulore në këmbën e majtë dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

“Pas testeve të kryera në Sanitas La Moraleja University Hospita, Jesus Vallejo është diagnostikuar një zgjatje muskulore në këmbën e majtë”, shkruhej në njoftimin e klubit.

-Advertisement-

Raportohet se ky lëndim do ta lë jashtë fushave së paku 14 ditë dhe do të humbasë edhe fillimin e sezonit në La Liga.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera