Lajme

Rusia përbën kërcënim për amerikanët

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 11 August 2017

Rezultatet e një sondazhi të fundit në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se amerikanët e konsiderojnë Rusinë si kërcënim.

Sondazhi i publikuar më 10 gusht, tregon se 90 për qind të respodentëve e cilësojnë Rusinë si kërcënim “shumë serioz”, “mesatar” apo të “pakët”, në krahasim me 10 për qind që mendojnë se Rusia nuk përbën aspak rrezik.

Sondazhi është kryer përmes telefonit nga një kompani e pavarur e hulumtimeve, me 1,018 respodentë.

-Advertisement-

Rezultatet kanë ndryshuar nga qershori i vitit 2009, të cilat tregonin se 68 për qind të amerikanëve e konsideronin Rusinë si kërcënim, derisa 31 për qind prej tyre si të parrezikshme.

Një sondazh i vitit 1983 tregonte se 96 për qind të amerikanëve e shihnin Bashkimin Sovjektik si kërcënim.

Sondazhi tregon se 59 për qind e amerikanëve nuk pajtohen më mënyrën se si presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke udhëhequr hetimet për ndërhyrjet e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, në SHBA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera