Auto&Tech

Facebook hyn edhe në TV, rivalizon me Netflix dhe platformat tjera

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 10 August 2017

Facebook tha të mërkurën se ka në plan të ridizajnojë mënyrën se si njerëzit shikojnë video në rrjetin më të madh social në botë dhe njoftoi për planet e saj për krijimin e një listë të programeve dhe spektakleve të reja ekskluzive që mbulojnë tema dhe kategori të të tilla të përmbajtjes si sporti, udhëtimi dhe gatimi.

Facebook tha se do ta quante platformën e saj të re të videove “Watch” dhe do ta bëjë atë të disponueshme fillimisht tek përdoruesit e saj në Shtetet e Bashkuara duke përdorur aplikacionin mobil të rrjetit social, uebfaqen dhe televizionet.

Watch do të jetë një rival i ri i krijuesve të përmbajtjes, përkatësisht platformave të mëdha sikurse Netflix, Amazon Video dhe shumë ofruesve të tjerë të cilët bëjnë shumë para nga krijimi i përmbajtjes origjinale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera