Sport

11 rekordet që pritet të thyhen në sezonin 2017/18 (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 10 August 2017

Në sezonin 2017/2018 do të tentohet që të thyhen 11 rekorde që janë vendosur shumë vite më parë.

Arsen Wenger do të tentoj që ta thyej rekordin e Sir Alex Fergusonit me më së shumti ndeshje të menaxhuara në Premier Ligë, ku skocezi ka 810 ndeshje ndërsa francezi ka 790 ndeshje.

-Advertisement-

Gareth Barry do të tentoj që ta thyej rekordin e Ryan Giggs për më së shumti paraqitje në Premier Ligë, ku uellsiani ka bërë 632 paraqitje, ndërsa Barry ka 628, ku i duhen vetëm edhe pesë paraqitje me Evertonin.

Harry Kane shpreson ta thyej rekordin e Andy Coles dhe Alan Shearerit me më së shumti gola të shënuar në premier Ligë. Të dy legjendat kanë shënuar 34 gola, ndërsa sulmuesi anglez sezonin e kaluar kishte shënuar 29 edhe pse tetë ndeshje kishte munguar për shkak të lëndimit, përcjell ORAinfo.

Mesut Ozil, Kevin De Bruyne dhe Cesc Fabregas shpresojnë që ta thyejnë rekordin e Thierry Henryt për më së shumti asiste në Premier Ligë, ku legjenda e Arsenalit ka bërë plotë 20 asiste, ndërsa që të tre lojtarët i ishin afruar këtij rekordi.

Carlo Ancelotti e ka barazuar rekordin e Bob Paisley  për më së shumti trofe të fituar në Ligën e Kampionëve, ku italiani shpreson që në sezonin e ri ta kaloj Paisleyn dhe të shkruaj histori, shkruan ORAinfo.

Cristiano Ronaldo do të tentoj që ta thyej rekordin e Raulit, që ka shënuar 53 gola në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, ku portugezi i duhen edhe katër gola që ta thyej këtë rekord.

Gianluigi Buffon shpreson që ta thyej rekordin e Paulo Maldinit me më së shumti paraqitje në Serie A, plotë 647 paraqitje, ndërsa portieri italian që ka paralajmëruar pensionimin pas sezonit 2017/18, i duhen vetëm edhe 29 paraqitje nga 38 ndeshje që ta thyej këtë rekord, transmeton ORAinfo.

Me yjet si Cristiano Ronaldo dhe Leo Messit, do të tentohet që të thyhet rekordi për më së shumti gola të shënuara nga një skuadër në LaLiga, rekord ky që mbahet nga Jose Mourinho dhe Real Madridi në sezonin 2011/2012 me plotë 121 gola të shënuar, ndërsa Barcelona i ishte afruar këtij rekordi me 116 gola të shënuara në sezonin e kaluar.

Leo Messi do të tentoj që ta thyej rekordin e tij që e kishte shënuar në sezonin 2011/2012, ku kishte shënuar 50 gola, ndërsa sezonin e kaluar kishte shënuar 37 gola, përcjell ORAinfo.

Asnjëherë mos i nënvlerësoni aftësitë e Sergio Ramosit për golat në minutat e fundit, por edhe për kartonët e marr. Mbrojtësi spanjoll ka 145 karton të verdhë dhe 17 karton të kuq, ku është larg vetëm shtatë karton që ta thyej rekordin e Alberto Lopo Garcia.

Vetëm një yll është shumë afër që ta thyej rekordin më së shumti trofeve të fituar. Nuk është Leo Messi apo Cristiano Ronaldo, por lojtari më i ri i PSG-s, Dani Alves, ku i duhen vetëm edhe dy trofe që ta mposht ish lojtarin e PSG, Barcelona dhe Interit,  Maxwell që ka fituar 37 trofe./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera