Lajme

Deputeti i PD Salianji: LSI të lajë mëkatet që ka me qeverinë, ka qenë patericë e Ramës

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 10 August 2017

Deputeti i ri i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili në shtator do të ulët në Parlamentin shqiptar tha në studion e lajmeve të Ora News se LSI duhet të lajë mëkatet në bashkëqeverisjen me Ramën.

I pyetur për ftesën që LSI ka bërë për një opozitë frontale, Salianji deklaroi se PD do ta marrë në forumet e saj, por i takon LSI që ti bashkangjitet pozicionit dhe qëndrimit të PD si forca më e madhe opozitare.

“Është një qasje që PD do të marrë një mendim në forumet e saj. Unë di të them që deri më sot LSI ka qenë pjesë e qeverisë, patericë e qeverisë dhe do t’i duhet kohë që përpara shqiptarëve të lajë mëkatin apo atë pjesë të bashkëqeverisjes me Edi Ramën apo të mbajtjes së Ramës në pushtet në këto 4 vjet. Në këto 1 muaj e gjysmë ka denoncuar keqqeverisjen e Edi Ramës, ndërkohë që ka qenë vetë aty pjesë dhe mund të kishte zgjedhur ta largonte kur kishte numrat në parlament. Besoj që LSI si forcë politike tani ka marrë një qasje dhe një qëndrim ndryshe. Ka ndryshuar edhe kryetaren e partisë dhe besoj se me ndryshimin e kryetarit po duket që ka një qasje ndryshe në raport me sjelljen opozitare apo qeverisëse, por kjo i takon LSI nëse do ti bashkangjitet në pozicionin apo qëndrim PD si forca më e madhe në opozitë, por edhe si forcë që ka treguar qendrueshmeri por moralitet të lartë gjatë gjithë kohës.” – tha Salianji.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera