Sport

E pabesueshme: Më shtrenjtë ka kushtuar Neymar se sa ‘Alianz Arena’

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 09 August 2017

Karl Heinz Rummenigge ka kritikuar thyerjen e rekordit nga PSG me pagesën prej 222 milionë euro për Neymar.

Legjenda e futbollit gjerman që është i angazhuar te Bayern Munich, ka thënë se Neymar i ka kushtuar më shtrenjtë PSG se sa skuadrës gjermane stadiumi Alianz Arena.

Transferimet me çmime të larta janë kthyer në një problem serioz në futbollin modern, derisa kërkohet nga FIFA të nxjerrë rregullore për parandalimin e derdhjes së parave të mëdha në transferime.

-Advertisement-

“Mes diskutimit për nënshkrimin e Neymar, kam menduar se çfarë është më e rëndësishme, Neymar apo Alianz Arena. Unë do të them në mënyrë të qartë se Alianz Arena, dhe është e rëndësishme të cek se nënshkrimi i Neymar ka kushtuar më shtrenjtë”, ka deklaruar Rummenigge.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera