Auto&Tech

Mercedes së shpejti me ‘airbag’ të jashtëm

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 09 August 2017

Askush nuk dëshiron të goditet nga një veturë, por një patentë e re nga Daimleri, pronari i Mercedes-Benzit, mund të bëjë një aksident të mundshëm me mundësi më të madhe për mbijetesë.

Kompania ka nisur rrugën për instalimin e ‘jastëkëve të ajrit’ të jashtëm si mënyrë të kujdesit për këmbësorët.

Në këtë aplikim, sensorët luajnë rolin e monitoruesit në përplasje. Nëse një aksident ndodh, në sipërfaqen e parë në kofano dhe anësore dalin ‘airbagët’.

-Advertisement-

Këta ‘airbagë’ të rinj mund të përfshihen në një sistem që nuk shihet kur ato nuk janë të hapura.

Mercedesi kishte aplikuar për këtë patentë në korrik të 2015-s, por instituti amerikan për patenta e publikoi atë vetëm më 3 gusht të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera