Dosja e plotë/ Provat e shitblerjes së votës, PD skedon emrat e pushtetarëve.
Autori: Gazeta inFokus
09:44 | 09 Gusht 2017
Partia Demokratike ka gati dosjen e manipulimit të zgjedhjeve të 26 qershorit. Demokratët mblodhën fakte dhe materiale konkrete për të vërtetuar akuzat e shitblerjes së votave në mbarë vendin nga zyrtarë dhe politikanë të majtë, që gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare ofruan para për blerjen e votave.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha caktoi një grup të posaçëm pune për mbledhjen e provave të manipulimit, ndërkohë që e këto materiale mësohet se janë finalizuar përmes dy raporteve që do t’i dorëzohen OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndër-kombëtarë për parregullsitë e pretenduara në procesin zgjedhor të 25 qershorit.
Raporti i parë ka detajuar fakte dhe prova për manipulimin sipas tyre të zgjedhjeve, të cilat janë mbledhura nga kandidatët për deputetë. Ndërsa, raporti i dytë është ai i ministrave teknikë, i cili fokusohet në pasqyrimin e përdorimit të administratës shtetërore dhe aseteve publike në fushatë elektorale apo për të devijuar vullnetin e qytetarëve. Për këta të fundit pak ditë më parë, z.Basha tha se do të dorëhiqen sapo të kenë gati raportet.
Ky është raporti i parë në të cilin pasqyrohen denoncimet e kandidatëve për deputetë dhe provat e mbledhura në fushatë elektorale, në ditën e votimit, por edhe gjatë procesit të numërimit votave. Në Parti-në Demokratike, është ngritur një grup punë që po mbledh të dhënat, që sipas tyre faktojnë se në 25 qershor është aktivizuar një mekanizëm i gjerë në të gjithë vendin për manipulimin dhe tjetërsimin e votave të qytetarëve. Raporti do të jetë i hollësishëm, ndërsa në të do të listohen emra konkretë të zyrtarëve, politikanëve apo çdo individi, që sipas kandidatëve të Partisë Demokratike janë investuar në manipulimin e zgjedhjeve si dhe do të depozitohen materiale konkrete që sipas tyre faktojnë akuzat.
Rastet e denoncuara mesë shumti dhe që gjejnë vend në raport janë ushtrimi i dhunës dhe presionit ndaj votuesve, presioni apo shitblerja e votave, apo edhe raste konkrete të denoncuara publikisht nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si për shembull akuza publike se janë dhënë 200 mijë lekë për çdo pjesëtar familjeje për të mos dalë në votime apo dhe raste të tjera si ai i pretenduar në Kavajë, ku 40 vota janë blerë 100 mijë euro. Ndërkohë, pranë OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, do të dorëzohet edhe raporti i ministrave teknikë, që aktualisht po përpunohet nga zëvendëskryeministrja Ledina Mandia.
Raporti i ministrave teknikë pasqyron fakte të mbledhura për përdorimin e administratës publike, përfshirjen e drejtorëve apo vënien në funksion të fushatës elektorale dhe deformimit të votës së qytetarëve asetet e shtetit. Raportet e PD-së do t’u dorëzohen edhe prokurorisë për hetim. Hartimi i këtij raporti po mban ende në detyrë ministrat dhe zëvendëskrye-ministrin teknik, të cilët morën postet në qeverinë “Rama” pas marrëveshjes së majit. Pas humbjes së zgjedhjeve, Lulzim Basha denoncoi se vota e qytetarëve në 25 qershor është devijuar nga mazhoranca aktuale përmes përdorimit të bandave kriminale dhe blerjes së votës me para të drogës dhe korrupsionit.
Lajmi ne GSH ne kete link http://www.gsh.al/2017/08/09/dosja-e-plote-provat-e-shitblerjes-se-votes-pd-skedon-emrat-e-pushtetareve-raportet-do-ti-dorezohen-osbe-dhe-prokurorise/

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...

































