Lajme

Letra e turistit kosovar: Në Shqipërinë time as një gotë ujë s’më dhanë!

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 09 August 2017

Një turist kosovar që jeton në Gjermani ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri këtë verë.

Por, duket se pushimet e tij e kanë zhgënjyer aq shumë, por ai gjithsesi thotë se nuk do reshtë së ardhuri në Shqipëri.

Në një letër për JOQ, ai ka rrëfyer gjithë peripercitë e pushimeve të tij në “Shqipërinë e Skënderbeut”.

-Advertisement-

Letra e plotë

“Pershendetje JETA OSH QEF, desha te bej nje denoncim apo te kerkoj nje shpjegim nga fansat e faqes tuaj se qka po ndodh ne shqiperi me neve nga kosova. Nese mundem te tregoj se me qka perballem qdo dit ketu ne shiperi.

Po ju tregoj qe nga fillimi e deri tash sa ndodhem ketu: Mberrij nga gjermania ne Tirane,shkoj te marr nje taxi per ne durres,taksisti me kerkon 50€ mirpo shtyhem pak ne pazar edhe e bej me 30€.Ne durres zgjohem ne mengjes edhe shkoj te pij kafen,porosis kamarierin,nje kafe,nje teke raki,edhe nje got uje,TE LUTEM.!Kamarieri me thot un nuk sherbejm ne gota vetem me shishe po deshe!!!Epo mir i them ska gje,ma sill nje shishe.

Mbas dy minutav ne tavolinen qe kam perball arrijn dy persona nga shiperia edhe kerkojn dy kafe edhe dy gota uj.Kamarieri shkon edhe i sherben dy kafe me dy gota uj, si po shihen edhe ne foto!! Un e kaperdij kete sepse kam ardh ne shqiperin time,tek vellezrit shqipetar,ne shqiperin e Skenderbeut.!! Te nesermen nisem per ne Laç,per ne Kishen e Shna Ndout,edhe marr autobusin nga stacioni ne durres deri tek rruga e Lacit ku bileta kushton 250 Lek, mirpo mua faturino mi merr 300 lek!!! Tash fillova te nxehem pak mirpo pa then asgje!!!

Ne diten tjeter shkoj ne mishtore te marr 1kg mish viqi,dhe i kerkoj nje kilogram mish viqi TE LUTEM. Edhe puntori ma kthen po ne i kemi ndar ketu nuk shesim me 1kg,shof qe i kishin nda nga 3kg mish,po deshe merri 3kg,ne te njejten mishtore ku dimrit kam marr shum her jo vetem 1kg po edhe 500gr,kurse tash thot se nuk kemi llogari!
Tjetra qe arriti kulmin!!Shkova ne Farmaci te kerkoj je ilaq,sepse nga ndryshimi i klimes kemi probleme me shendet. Hyj me farmaci edhe i drejtohem me keto fjal”Mirembrema Zonje,kam pak dit qe kam ardh ne shqiperi edhe nga ndryshimi i klimes po ndihem keq,kam kollitje te fotre,ndjehem i lodhur dhe me rrjedhin hundet,te lutem a mundesh te me japesh ndonje ilaq te me kaloj,besoj se nuk e kam gjendjen serioze”

Zonja me shikon si Hut! (hut lloj shpendi qe ne shiperi i thoni buf),edhe me thot nuk pot kuptoj,ke semundje me zemer?!!!!Un edhe pse i fola kjart ajo muk me kuptoj sepse kur me sheh qe jam kosovar nuk me sheh si nje shqipetar qe flas shqip po sikur ndonje kombesi tjeter qe flasim tjeter gjuh,Te nesermen shkoj me tiran te spitali Nene Tereza sepse nuk dija se ku ta bej nje kontroll,aty me derguan mga nje vend me vend tjeter,ku me than se duhet ti bej fotografi zemres pa pas asnje problem me zemer,edhe e lash se kisha frik mos me fusin ne operacion per zemer pa pas nevoj.

Kur kthehem ne pallat ku banoj marr te pergadis ushqim,e vendos tengjeren ne zjarr edhe futem ne dhom te pushoj pak,,kur dal mbas 15min Zonja nga Bulqiza e ka hek tengjeren time nga zjarri dhe e ka vedos te veten,pa asnje pik respekti e asnje pik kulture,edhe me thot a jeni shiptar? Un i them po,nga suhareka. Ajo me thot “aaaaa qenke kosovar jo shqipetar”!!!

Nga keto e nga shum tjera qe nuk po i permend,po ndihem shum krenar qe jam Kosovar me gjakun blu,gjak i paster Dardan.Mirpo gjitha keto qe i permenda nuk me bejn qe mos ta dua Shqiperin Time,sepse keta jan nje perqindje e vogel qe i duhet edhe pak koh te vetdijesohen,keta persona nuk me bejn te pendohem qe e mbaj ne krah shqiponjen dy krenare dhe mbi te perkrenaren e Gjergj Kastriotit,un prap dot vij ne shiperi edhe nuk dot ndalem kurr!” /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera