“Serbia po e ndërron strategjinë ndaj Kosovës”
Autori: Gazeta inFokus
08:20 | 03 August 2017
Politologu Belul Beqaj ka bërë me dije se propozimet e fundit të zyrtarëve të Serbisë për zgjidhjen e konfliktit shekullor me Kosovën nuk janë të rastësishme.
Ai ka thënë se kjo tregon se Serbia ka ndryshuar strategji në raport me Kosovën.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Beqaj ka deklaruar se, pasi që Serbia dështoi ta mbajë në Kushtetutën e saj Kosovën, tani po përpiqet ta shtrijë ndikimin e vet në mënyra të tjera.
“Pasi nuk ndodhi ajo çfarë dëshiroi lidershipi politik serb, pak a shumë lidershipi i njëjtë po e ndërron strategjinë. Nga ‘orteku’ i paraqitjeve publike shihet se synimi i tyre tashti është arritja e asaj çfarë është e mundshme dhe reale. E mundshme dhe reale është që Serbia ta heqë ‘Kosovën dhe Metohinë’ nga preambula e Kushtetutës së Serbisë, pra ta njohë në mënyrë implicite Kosovën de facto. Njëkohësisht nëpërmjet Listës Serbe dhe asociacionit të komunave me shumicë serbe, ta kthejë ndikimin e vet funksional në Kosovë”, ka thënë Beqaj.
Ai ka vlerësuar se në strategjinë e re, Serbia llogarit edhe në lidershipin e Kosovës.
“Jorastësisht zëvendëskryeministri Laiq pretendon që Serbia, nga 400 milionë euro sa përfiton sot, në të ardhmen me Kosovën të ketë 800 milionë euro. Tekefundit, zyrtarët e Serbisë llogarisin se lidershipi i shantazhuar i Kosovës do ta pranojë eksteritorialietin e shenjtoreve ortodokse sikurse dhe pjesa veriore e Kosovës, që është edhe de facto nën kontrollin e Serbisë, të mbetet edhe de jure në Serbi”, ka thënë Beqaj.
Njohësi i rrethanave politike ka treguar se “orteku” i propozimeve të zyrtarëve të lartë serbë për zgjidhjen e problemit të Kosovës po ndodh në situatë të degradimit maksimal të shtetit dhe pushtetit të Kosovës. “Së treti, kjo po ndodh në kohën e rënies serioze të rejtingut të BE-së sa për shkak të mungesës së unitetit në politikën e jashtme, aq edhe për shkak të dështimeve serioze në politikën e brendshme. Derisa është në rritje interesimi diskutabil për këtë regjion nga Rusia dhe Turqia”, ka thënë Beqaj.

T� tjera
-
Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. ...
-
Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimi...
-
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbaj...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë – Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati
Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre ka...
-
Arlinda Zekajt i jepet lamtumira e fundit, lot e mërzi në varrimin e saj
Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo p...
-
Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, imami i fshatit në lotë: Duhet ta presim djalin, po e sjellin policia
Në Pejë po mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt e cila u vra ditë më...
-
Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës
Këtë të martë, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshat...
-
Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026
ETC Pejë zhvendoset në ambientet e reja në Europe City Mall Qendra Tregta...
-
“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
Organizata QIKA ka mbajtur një tjetër aksion simbolik pas rastit të vrasjes s...
-
Jeton Sylaj sillet në Gjykatë – injoron pyetjet e gazetarëve që e pyesin nëse vɾa*sja e Arlindës ishte e planifikuar
Bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga ana e kunatit të saj, Jeton Sy...
-
Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën përfaqësuesit shqipt...
-
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekajt, ka dalë para gjyka...




































