Rozë

E tepron modelja bënë diçka që jo çdokush do ta bënte vetëm që t’i ngjaj Kim Kardashanit (Foto, 18+)

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 02 August 2017

Ajo thotë të ketë injektuar 4 pinta me yndyrë në të pasmet e saja, vetëm që të duket si Kim Kardashian.

Se është një femër që shumë mundohen ta kopjojnë, kjo po që është e çartë. Por kjo nuk e ka ndalur një personazh të njohur televiziv dhe një modele të “Versace” që ta provojë këtë, shkruan Metro.co.uk, transmeton Gazeta Blic.

Duke e thënë më drejtpërdrejtë, Jennifer Pamplona pretendon se ka pasur katër pinte me yndyrë të injektuar në pjesët e pasme të saja, me shpresën se ato do të bëhen më të mëdha se të Kim Kardashian.

-Advertisement-

“Mjekët e mi më kanë pyetur nëse kam frikë se mund të vdes nga operacionet, por, sipas mendimit tim, nëse ndodhë, unë do të vdes e lumtur dhe e bukur,” është shprehur Jennifer.

Në fakt, ajo thotë se tetë mjekë refuzuan ta bënin një ndërhyrje kirurgjike ndaj saj, sepse ishte shumë e rrezikshme, shkruan Metro.co.uk, transmeton Gazeta Blic.

“Më parë, sa herë që shikohesha në pasqyrë krejt çka mendoja ishte se më duheshin të pasme më të mëdha,” tha ajo.

E gjitha filloi kur ajo ishte 17 vjeçe dhe e hollë.

“Tani jam shumë më e lumtur. Kirurgjia e ka ndryshuar jetën time,” ka shtuar Jennifer. / © Metro.co.uk/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera