Uncategorized

Ish-kampioni olimpik në xhudo është arrestuar për sulm seksual

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 02 August 2017

ampioni i dyfishtë olimpik në xhudo, Peter Seisenbacher, nga Austria, dje është arrestuar në Kiev të Ukrainës, lidhur me akuza për sulm seksual, pasi ishte në ikje për 7 muaj.

Pak kohë pas arrestimit, një gjykatë në Austri ka kërkuar që Seisenbacher të ekstradohet.

Seisenbacher, 57 vjeçar nuk ishte paraqitur në fillim të procesit të tij në gjykatë më 19 dhjetor të vitit të kaluar, i akuzuar për sulm seksual kundër dy vajzave të reja, derisa ishte trajner i tyre para disa viteve.

-Advertisement-

Prokurorët thanë se rasti kishte ndodhur në Vjenë në periudhën 1999 – 2004.

Femrat e kishin akuzuar atë në vitin 2013.

Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me 10 vjet burgim.

Austriaku, Peter Seisenbacher, në vitin 1988 në Seul të Koresë Jugore u bë xhudisti i parë që i fitoi dy medalje të arta të nëjpasnjëshme në Lojërat Olimpike, pasi kishte fituar edhe në lojërat në Los Anxhelos, në vitin 1984.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera